Video ekskluzive/ Ja vendi ku u gjet e djegur kufoma në periferi të Tiranës, dalin detaje të reja

2017-07-06 19

"Ndodhemi në Kodër Shupal, në vendin ku është gjetur i djegur, i ekzekutuar një kufomë e seksit mashkull, ende e paidentifikuar nga strukturat e policisë. Siç e shikoni këtu është gjithçka ka mbetur nga vendngjarja dhe mbetjet trupore. Gjithashtu do t'iu tregoj dhe mbetje të rrobave të viktimës. Është një pjesë e këmishës së gjendur në vendngjarje. Këto janë kopsat dhe pjesë e këmishës që duket si ngjyrë e bardhë, që ka mbajtur viktima në momentin kur është ekzekutuar dhe më pas djegur".

Ka qenë një banor i zonës me iniciale K.M, ai i cili ka konstatuar kufomën në pyll, 100 metra poshtë rrugës kryesore.

"Siç e shikoni, autorët janë kujdesur që të djegin kufomën dhe si pasojë e zjarrit që ka marrë kufoma është djegur edhe një sipërfaqe prej rreth 150 metra katrorë, në pyllin e Kodër Shupalit".

Banorët e zonës, jashtë kamerave deklarojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur ditët e fundit. Ata kujtojnë se rreth 2 javë më parë kanë konstatuar në kodër, gjatë natës, një zjarr të vogël, të cilit nuk i kanë kushtuar rëndësi.

Ekspertiza Mjeko Ligjore dhe ajo e ADN -së do të përcaktojë të dhëna të rëndësishme për viktimën. Ndërkohë, grupi hetimor po merr kontakte me familjarët e personave të denoncuar të humbur gjatë muajve të fundit.

"Kufoma, sipas të dhënave paraprake është gjendur i lidhur nga këmbë e duar dhe i kanë mbetur si shenja dalluese vetëm një rrip dhe një pjesë të njërës prej këmbëve, e pa djegur".

Gazetar: Spartak Koka