“Internet dhe televizion në çdo shtëpi” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Internet dhe televizion në çdo shtëpi. Kjo ishte kryefjala e konferencës së mbajtur sot në kuadër të javës së inovacionit. Promovimi i inovacionit si motor kryesor i zhvillimit, sipas palëve të interesit që sjellin edhe teknologjinë e fundit, e vuri theksin tek roli i operatorëve alternativë në vend, pa të cilët teknologjia nuk do të ishte ky treg i madh që përfshin gjithkënd.Por, mbetet ende shumë për të bërë, pasi sfidat, ashtu sikurse edhe problemet për operatorët alternativë janë të mëdha. Edicioni i katërt i javës së Inovacionit vijon nesër me një tjetër konferencë ku ministrat e Ballkanit, diskutojnë mbi praktikat më të mira për shërbimet publike që u ofrohen qytetarëve. Kjo seri aktivitetesh për inovacionin do të zgjasë deri më 22 maj.