Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Gjirokastra ku prezantoi kandidatët për deputetë, drejtuesi politik, Bledi Çuçi, akuzoi Partinë Demokratike se me qëndrimin e saj po pengon reformën në drejtësi. Partia Socialiste, u shpreh Çuçi, në mandatin e ardhshëm do të punojë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Partia Socialiste ka prezantuar këtë të mërkurë kandidatët për deputetë në qarkun e Gjirokastrës.
Drejtuesi politik i këtij qarku, Bledi Çuçi, teksa u ndal te situata politike, tha se PD po kërkon të imponohet përmes asaj që ai e quajti pseudokrizë politike.
Sipas tij qëndrimi i opozitës ka një qëllim, bllokimin e reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cuci-pd-kerkon-ta-mbaje-peng-shqiperine-ne-te-kaluaren-e-saj/