Ora News – Durrës, uji i pijshëm në zonën e Plazhit me fekale

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Niveli i lartë i ndotjes në ujin e pijshëm mund të shihet edhe me sy të lirë, dhe situata alarmante mund të sjellë probleme në sezonin turistik në qytetin e Durrësit.
Banorët e lagjes 13 të qytetit bregdetar, ose siç njihet ndryshe si zona e plazhit thonë se prej dy muajsh në çezmat e tyre rrjedh ujë i ndotur dhe i përzier me fekale, që u kërcënon seriozisht jetën. Sipas tyre, uji i ndotur do të largojë edhe ata pak pushues tradicional.
Banorë: Fëmijët janë të sëmurë nga lëkura. Ujit i vjen era fekale. Kush vjen me këtë ujë këtu?!
-U bënë dy muaj që vjen uji i pistë.
-Kam tre muaj që jam kthyer nga kurbeti dhe dy muaj nuk ka ujë. Njerëzit më iki8n nga lokali sepse pijatat mbajnë erë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-uji-i-pijshem-ne-zonen-e-plazhit-me-fekale/