http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dosja për vdekjen e 15-vjeçares Blerta Pepa, e cila humbi jetën një ditë parë në spitalin ?Continental?, mbërriti këtë mesditë në Prokurorinë e Tiranës.Rasti u referua nga policia me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm, duke proceduar 3 mjekët; Tefik Zhurda, Jovan Kosta dhe Moeibus Ulf. Ky i fundit ka qenë edhe mjeku kirurg, i cili bëri ndërhyrjen.Sipas kartelës mjekësore të sekuestruar, Blerta Pepa ishte alergjike nga pluhurat. Shkak i vdekjes, sipas ekspertizës mjeko-ligjore dyshohet të ketë qenë "Hipertermia Malinje". Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se hetimi do të përfshijë edhe mjekët e tjerë të spitalit, si edhe stafin që ka asistuar si infermier e ndihmës mjek.Po ashtu janë sekuestruar pamjet filmike të spitalit "Continental" pasi Blerta Pepa dhe familjarët kanë qëndruar në pritje për më shumë se 7 orë. Mjekët kanë dëshmuar se 15-vjeçarja nuk pati asnjë shqetësim para dhe gjatë operacionit. Por komplikacionet nisën rreth orës 23:30 duke sjelle temperaturë të lartë, e cila ishte fatale për adoleshenten.