Më në fund, Gjorge Ivanov u dorëzua përpara presioneve të brendshme e atyre ndërkombëtare. Pas zhytjes së vendit në një krizë të thellë politike dhe ecejakeve të politikanëve europianë e amerikanë në Shkup, kreu i shtetit maqedonas u bind t?i dorëzonte udhëheqësit të opozitës, Zoran Zaev, mandatin e formimit të qeverisë.