Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë një shpjegim për datën e zgjidhjeve. Në një postim në facebook, Bylykbashi sqaron se zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pas datës 9 shtator. Kjo sipas tij mund të bëhet me nje dispozite tranzitore.
Ai thotë se data e caktuar nga presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve është një datë ligjore dhe jo kushtetuese.
Bylykbashi: Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) jane dy: e pranveres 15 mars ? 30 qershor dhe e vjeshtes 15 shtator ? 30 nentor. Presidenti mund te caktonte daten ne nje nga dy te dielat e fundit te periudhes zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi daten 18 qershor. Pra data eshte thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nese Kodi do caktonte nje periudhe tjeter para 9 shtatorit, data do ishte nje tjeter dhe jo 18 qershori. Nese parlamenti vendos qe per keto zgjedhje apo gjithmone, periudha e zgjedhjeve te jete nje periudhe tjeter, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetem 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetuten. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori eshte e siela e fundit para dates 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetem duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetuten. A mund te zhvillohen zgjedhjet pas dates 9 shtator? Po! Mjafton nje dispozite tranzitore e thjeshte qe eshte shume me pak e shemtuar se ai aneksi i tmerrshem qe u miratua per reformen ne drejtesi qe nuk e ka asnje kushtetute e botes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bylykbashi-zgjedhjet-mund-te-zhvillohen-edhe-pas-9-shtatorit/