Ora News – Burimet: Dështojnë negociatat, s'ka dakordësi për datën e zgjedhjeve

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ajo që u duk si shpresë për zgjidhjen e krizës politike është shuar.

Edhe pse dita e sotme ishte një dite e ngjeshur takimesh nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve politike dhe shkak mendohet se është bërë data e zgjedhjeve, për të cilën nuk është rënë dakord.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot në mbrëmje (16 maj) për të tretën herë aleatët përlamentare. Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta dhe ka qenë një takim informues.

Burime për Ora News bëjnë të ditur se Basha i ka thënë aleatëve se Rama është tërhequr nga paketa e McAllisër, ndërsa nuk tërhiqet nga 18 qershori, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Partisë Demokratike, Basha ka pranuar paketën McAllister, duke hequr dorë në një farë mënyre nga kërkesat e saj ekstreme për dorëheqje të Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kriza-politike-basha-jep-sot-pergjigjen-per-paketen-mcallister/