Ora News - Zgjedhjet, Malaj: Urdhri i Ramës për administratën i pamjaftueshëm

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë në ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe në Ora News se ka ardhur koha që komisionet zgjedhore të mos bëhen nga përfaqësues politik. Sipas tij, urdhri i Ramës për të mos lejuar përfshirjen e administratës në zgjedhje është i pamjaftueshëm.
Pjesë nga deklarata:
Malaj: Në vitin 2005, unë si ministër i Financave nxora një urdhër që Doganat dhe Tatimet të mos përfshihen në zgjedhje. Sapo erdhën në pushtet këta, hoqën 60% të tyre. Nuk kemi arritur të shkëputemi nga ndikimi në administratë. Edhe sikur të jenë bërë disa reforma nuk është kthyer në vetëdije.
Kryeministri nxorri një urdhër për administratën, për karburantet, është i pamjaftueshëm. Të gjitha institucionet që kushtëzohen në punësim nga qeveria, të fillojnë të kualifikojnë studentët. Të blejnë certifikatën që e njeh Kodi Zgjedhor që mund të jetë komisioner, sepse merr edhe një të ardhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-malaj-urdhri-i-rames-per-administraten-i-pamjaftueshem/

Free Traffic Exchange