Shqipëria do të organizojë Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinj. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Federatës së Peshëngritjes së bashku me presidentin e Federatës Europiane të këtij sporti Antonio Urso, të pranishëm në ministrinë e arsimit dhe sportit.