Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej 1 shtatorit 2016 kur filloi procesi i rivlerësimit të pronës me 2% tatim deri në 15 maj 2017 kanë aplikuar 48 mijë qytetarë me vlerë totale 3.95 mld lekë. Ministri i Financave bëri të ditura të dhënat më të fundit ndërsa veccoi se shqiptarët nga ky process kanë kursyer 250 mln dollarë. Ndërsa vetëm pesë ditë më parë ministri ka firmosur udhëzimin për shpërndarjen e këstit të 8 të dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë.
Nga 1 shtatori në 15 maj 48 mijë qytetarë janë bërë pjesë e procesit të rivlerësimit të pronës me tatimin 2%. Të dhënat bëhet me dije nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj vetëm 11 ditë nga afati përfundimtar që është 31 maji.
Ahmetaj: Që nga 1 shtator deri në 15 maj në Shqipëri janë regjistruar rreth 48 mijë aplikime me nje vlerë totale 3.95 mld lekë. Si rezultat i uljes së tatimit nga 15 në 2% qytetarët kanë kursyer 25.6 mld lekë.
Ndërsa vetëm pesë ditë më parë Ministri Ahmetaj bën me dije se ka firmosur nisjen e procesit për shpërndarjne e këstit të tetë për dëshmpërblimin e të përndjekurve politikë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-250-mln-dollare-perfitim-prej-rivleresimit-te-pasurive/