Report TV - Unaza e Fierit kthehet në makth për shoferët, prej vitesh asnjë investim

2017-07-06 0

Unaza e qytetit të Fierit po tmerron drejtuesit e mjeteve.

Kjo rrugë është një akset kryesore që lidh kryeqytetin me jugun e Shqipërisë. Prej vitesh unaza e Fierit nuk ka parë ndonjë rikonstruksion duke u kthyer në një makth për shoferët të cilët kalojnë në këtë rrugë.

Rruga është nacionale dhe ka një gjatësi prej 3 km, në shumë pjesë të saj ka çedime, çka ka bërë që shumë drejtues mjetës të pësojnë aksidente të shpeshta.

?As vë njeri dorë asgjë prej gjëje, duhet vënë dorë, ka një vitë e ca?

Rruga është bërë copë copë, me gripa me samare. Kjo është rrugë kryesore dhe për ne që jemi me ngarkesë është shumë problem. Ka mbi 10 vjet. I kanë vënë një shtresë po ajo është kot?

Free Traffic Exchange