Ora News – Hysi: Ngacmuam grerëzat, gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë rezistencë

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht se mori 140 vota reforma në drejtësi po has në vështirësi ne zbatimin e saj. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Vasilika Hysi ka akuzuar një pjesë të gjyetarëve dhe prokurorëve të cilët po bëjnë rezistencë në zbatimin e saj. Ndërkohë Totozani zbulon akesat e bera brenda një viti ne institucionin e tij, i cili po has në veshtirësi në kandidaturat për plotësimin e institucioneve te reja të drejtësisë
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Vasilika Hysi ka akuzuar një pjesë të gjyqtarëve dhe prokurororeve qe sipas saj janë kthyer si fole grerëzash për te penguar implementimin e reformës në drejtësi. Gjatë një tryeze ku u diskutua për sfidat që po has kjo reforme, ajo shprehu rezerva ndaj Gjykatës Kushtetuese, kur tha se me disa vendime te saj ka penguar zbatimin e reformes
Hysi: Kam kuptuar dhe e them këtë me të fortë që kemi hyrë në folenë e grenzave. Kur kemi marrë paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi, kur lexonim ligjet na dukeshin shumë të mira, por kur i rilexuam kuptuam që kemi future dorën në folenë e grenzave. Pra ka shumë rezistencë, pasi ka shumë nevojë për ndryshime, shumë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm i presim por nuk kanë atë kurajon të dalin hapur dhe të thonë këto janë ligjet që ne kemi nevojë. Ndërkohë që një pjesë tjetër e gjyqtarëve dhe prokurorëve tamam si ato grenzat janë sulur në të gjitha drejtimet dhe kanë krijuar disa vështirësi në zbatimin e kësaj reforme.
Edhe Shkolla e Magjistratures eshte perballe nje sfide, pasi sipas drejtorit të saj Sokol Sadushi, me reformen në drejtesi nuk do te kete me gjyqetare dhe prokurorë që nuk kanë mbaruar magjistraturen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hysi-ngacmuam-grerezat-gjyqtaret-dhe-prokuroret-po-bejne-rezistence/