Ora News – Burime: Palët po shkojnë drejt dakordësisë për zgjedhje në korrik

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Burime nga Ora News bëjnë të ditur se palët po shkojnë drejt dakordësisë për zgjedhje në korrik.
Burimet bëjnë me dije se në marrëveshje përfshihet McAllister bashkë me propozimin e Ramës
Kryeministri Rama ka kërkuar që të mos tejkalohet data 23 e muajit korrik. Diskutohet nëse Vettingu do kalojë në Kuvend para apo pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Nga selia e PD-se, gazetari i Ora News, Everest Dedaj informon: ?Palët janë afër një zgjidhjeje përsa i përket shtyrjes së zgjedhjeve. Basha ka kërkuar që shtyrja të shkojë drejt muajit shtator, por kryeministri, pra përfaqësuesit e maxhorancës theksuan se nuk mund të kalojë përtej datës 23 korrik. Burimet janë optimiste për arritjen e një zgjidhjeje.
Janë orë intensive, diskutime dhe kanale komunikimi mes opozitës dhe maxhorancës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe besoj se rreth orës 21:00 siç na thonë dhe burimet, mund të kuptojmë nëse do ketë një zgjidhje ose jo?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/burime-palet-po-shkojne-drejt-dakordesise-per-zgjedhje-ne-korrik/

Free Traffic Exchange