Ora News – Largohet Genti Beqiri, në krye të AIDA pritet të vijë Briseida Shehaj

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Agjensisë për Zhvillimin e Investimeve, Genti Beqiri ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në shkresën e drejtuar ministrit të Ekonomisë Milva Ekonomi, argumenton se largimi është tërësisht për arsye personale. Kandidatura kryesore për ta zëvendësuar mbetetish drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj.
Largohet nga detyra drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, AIDA, Genti Beqiri. Përmes një kërkesë për dorëheqje të dorëzuar zyrtarisht ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, bën me dije argumentet që e çuan në këtë vendim. Mësohet se Genti Beqiri do të zëvendësohet nga Briseida Shehaj, ish drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve për tre vje. Rikthimi i Briseida Shehaj në këtë post vjen pas doreheqjes së saj në muajin dhjetor si zëvendësministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Genti Beqiri u emërua në qershor të vitit 2015 në këtë detyrë. Ai argumenton se vendimi i marrë prej tij bazohet mbi arsye tërësisht personale. Ndërsa ka falenderuar kryeministrin Rama për besimin e dhënë për detyrën në krye të AIDA për dy vjet si edhe partnerët e biznesit në punën bashkëpunuese për thithjen e investimeve.
?Për gjithçka kemi bërë në këto dy vite, unë dua të falenderoj posaçërisht stafin e palodhur të Agjencisë, bashkëpunëtorët e mi më të afërt, partnerët e tjerë, organizatat e biznesit dhe këdo tjetër me të cilin kemi bashkëpunuar në këtë periudhë për ta bërë AIDA-n më të mirë dhe Shqipërinë më tërheqëse për investitorët. Sot, për arsye tërësisht personale, më duhet t?ju njoftoj se unë nuk do të jem më në drejtimin e Agjencisë, por sigurisht mbetem i përkushtuar për t?i shërbyer vendit tim në poste dhe sfida të reja në të ardhmen.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/largohet-genti-beqiri-ne-krye-te-aida-pritet-te-vije-briseida-shehaj/

Free Traffic Exchange