Gaboi me anestezinë, humb jetën 16-vjeçarja - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rende ka ndodhur ne spitalin ?Continental? ne Tirane. 16-vjeçarja Blerta Pepa ka ndërruar jete, pak ore pas operacionit. Shkak mendohet te kete qene pakujdesia e anestezistit Tefik Zhurda, 54 vjeç. Ky i fundit ka tentuar vetëvrasjen pas ngjarjes dhe gjendet ne nje situate kritike per jetën, ne te njëjtin spital privat.E reja po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës dhe meniskun, 2 jave me pare, gjate orës se Fizkulturës. Vajza ishte nxënëse e shkollës ?Andon Zako Çajupi?.Ndërkohë policia ka bere shoqërimin ne polici te te gjithë mjekeve dhe infermiereve qe morën pjese ne operacion. Familjaret e vajzës hedhin akuza te forta ndaj mjekeve. Sipas tyre, operacioni i vajzës ishte planifikuar per t?u zhvilluar këtë te marte ne orën 10:00, por qe është bere mbrëmjen e djeshme ne orën 19:30, dhe kjo zhvendosje e kryerjes se ndërhyrjes, u be për shkak se mjeku gjerman, duhet te linte Shqipërinë.Ne cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar kartelën mjekësore te se rese, për te zbuluar me shume rreth ngjarjes.

Free Traffic Exchange