Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nuk ka kaluar pa incidente takimi në Vlore mes Flamurtarit dhe Partizanit. Tifozeritë e te dyja skuadrave jane perplasur duken qëlluar me sende të forta ndaj njeri-tjetrit, ndërsa në një moment të caktuar është ndërprerë edhe takimi,me gjyqtarin kryesor që ka kërkuar ndërhyrjen e dy kapitenëve për të qetësuar situatën e krijuar.
Shishe uji dhe gure janë hedhur nga te dyja krahët,ndërkohë që në një moment tifozët e Partizanit kanë shkulur edhe të gjithe stolat e tribunës ku ndodheshin,duke i hedhur ato drejt fushës
Policia ka qenë e shumtë në numër,ndërsa pas ndërprejes për disa minuta të takimit,ndërhyrja dhe prania e tyre pranë tifozeve të Partizanit ka qetësuar disi situatën, megjithatë sharjet nuk kanë munguar gjatë gjithë ndeshjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherr-ne-stadiumin-e-vlores-tifozet-thyejne-karriget-dhe-qellohen/