Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti socialist Pandeli Majko ka kritikuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës dhe rezistencën e saj për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare.
Majko pohoi se deklaratat e perëndimorëve janë një shuplakë për PD-në dhe jo për Shqipërinë.
Pandeli Majko: Është e padiskutimtë, Shqipëria nuk do të shikohet si një shtet normal kur opozita bën një rezistencë të tillë, bën një aventurë të tillë, deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhje. Por është po kaq e paprecedentë që të vijnë të gjithë përfaqësuesit e perëndimit, dhe të thonë ? ashtu!? Nuk do PD të hyjë në zgjedhje?! Dakord. Ne do t?i njohim zgjedhjet, edhe sikur PD të mos hyjë!
Kjo nuk është shuplakë, nuk është shuplakë për Shqipërinë. Kjo është shuplakë për ata të cilët mendojnë se ai që hiqet më trimi, ai që bën anti-mitingun më të madh, ai që di të bëjë rrëmujën më të madhe, ai që di të bëjë konfliktin më të madh, ai që do të bëjë rrëmujë edhe disbalancim të shtetit shqiptar, ai, ?i pari i fshatit?, ai dhe vetëm ai, mund të jetë ai që do të vendosë gjërat!
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/majko-te-huajt-shuplake-per-ata-qe-bejne-anti-miting-jo-shqiperine/