Report TV - Veliaj: Jo kthim pas, na mbështesni që Tiranës t’i shkojë puna mbarë

2017-07-06 1

Partia Socialiste zhvilloi ka zhvilluar një takim me votues të herës së parë në njësinë 5 në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh anëtari i Kryesisë së PS-së Erion Veliaj, u bërë thirrje të rinjve të marrin pjesë në votime. Veliaj solli në vëmendje se shumë nga investimet e nisura rrezikojnë të mbeten në mes, në mos të prishen, nëse e djathta vjen në pushtet.

? Nuk dua t?ju rreshtoj të gjithë gjërat që kemi bërë në njësinë 5, por di t?ju them që siç u bënë, edhe mund të prishen, se u nis të bëhej sheshi ?Skënderbej? dhe u prish, u nis të mbaronte Zogu i Zi dhe u prish. Sot vërtet jemi shumica të rinj, por jo edhe aq të rinj sa të mos mbajmë mend që brenda jetës sonë dhe memories sonë, gjëra të mira në këtë qytet janë prishur. Ndaj dhe është e rëndësishme që jo vetëm të fitojmë bindshëm, por bindshëm të marrim pjesë. Besojmë që secili do jetë në detyrën e vet dhe një ekip i mirë funksionon kur s?ka nevojë që dikush të na kujtojë përditë detyrën që ne duhet të bëjmë. Çohuni çdo mëngjes me një ide fikse, të flemë çdo darkë me një ide fikse, për ta nxjerrë Partinë Socialiste të Shqipërisë superfituese dhe njësinë 5 në ballë të fitores sonë?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange