Report TV - Të varfërit e Parlamentit, ja deputetët borxhlinj/Deklaratat

2017-07-06 1

Burimi kryesor i të ardhurave të disa ligjvënësve shqiptarë janë paga, dietat, pagesat për telefonin dhe udhëtimet, që burojnë nga statusi i deputetit.

Nëse për disa deputetë, paga si ligjvënës zë një peshë të papërfillshme në të ardhurat e përgjithshme vjetore, për shumë kolegë të tyre, paga që buron nga puna në Parlament përbën të ardhurat në tërësi. Deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, për vitin 2016, ka deklaruar pranë ILDKP vetëm pagën si ligjvënëse 2 780 960 lekë.