Rama: Bojkoti i zgjedhjeve, vendim i PD-së

2017-07-06 0

Për Kryeministrin Edi Rama, vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje është marrë nga drejtuesit e partisë dhe jo nga demokratët e thjeshtë. Nga Shkodra, në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, Rama tha se mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje nuk cenon demokracinë.

?Demokracia është mundësia e çdo individi dhe partie për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të marrë votat që i jep populli! Demokracia nuk është plaçkë që merret peng, as nga një parti, as nga një individ që thotë ?o të iki qeveria, o s?ka zgjedhje pa mua?. Në demokraci të gjithë mund të paraqiten në zgjedhje, por asnjëri nuk është i detyruar të paraqitet dhe të tjerët nuk janë të detyruar që të presin atë që nuk do të paraqitet. Është zgjedhja e atyre që janë në krye të saj, nuk është zgjedhja e demokratëve që mendojnë si njerëz normalë.?

Rama i kujtoi opozitës edhe deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë.

Rama ftoi votuesit e PD-së të marrin pjesë në zgjedhjet e 18-qershorit për të ndëshkuar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

?Unë nuk u them atyre që janë mësuar të votojnë Partinë Demokratike që të anëtarësohen me Partinë Socialiste, por u them që më 18 qershor bashkoni votën tuaj me tonën në mënyrë që të ndëshkojmë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, në mënyrë që të kemi më shumë punë, më shumë rritje ekonomike. Aty ku drejtësia nuk është e drejtë nuk mund të kemi zhvillimin që duam.?

Për kreun e qeverisë protesta e opozitës është kundër reformës në drejtësi./Tv Klan