Yee me gazetarët, në rast bojkoti do i njohim zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajon pjesëmarrjen opozitës në zgjedhje por shton se nëse disa parti do të vendosin të mos marrin pjesë në proces, do të njohin rezultatin zgjedhor që do të certifikohet nga organizata ndërkombëtare si OSBE dhe vëzhgues të tjerë.Ky ka qenë mesazhi që Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan, Hoyt Brian Yee, i pyetur nga Vizion Plus, i ka përcjellë klasës politike, veçanërisht partive opozitare që po bojkotojnë procesin, pasi kjo do të krijonte një dëm shumë të madh për vendin sidomos sa i takon procesit të integrimit për në BE. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët zoti Yee ka deklaruar se SHBA-të mbështesin plotësisht ?paketën McAllister? si ofertë politike për zgjidhjen e krizës.Ka një propozim nga eurodeputetë, zoti Flackeinstein dhe z.McAllister dhe ne e mbështesim atë, tha zyrtari i lartë amerikan.?Propozimi McAllister? ne besojmë se është i drejtë. Dhe shpresojmë që partitë ta pranojnë atë, që të mund të marrin pjesë në zgjedhje.Zoti YEE ka deklaruar se SHBA nuk ka vija te kuqe por inkurajon çdo lloj kompromisi ndonëse koha është shumë e pakët. Është shumë e rëndësishme, theksoi zoti Yee, që Shqipëria të vazhdojë të tregojë se është një demokraci stabile dhe funksionale.I pyetur nga Vizion Plus se cili do të ishte qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse gjatë procesit zgjedhor ka akte dhune, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se: Dhuna nuk ka vend në një proces demokratik. Ne mbështesim shprehjen e lirë të këndvështrimeve, protestat paqësore, por ne absolutisht refuzojmë përdorimin e dhunës për qëllime politike.

Free Traffic Exchange