Për herë të parë në Shqipëri do të organizohet konkursi kombëtar ?Mësuesi i Vitit?. Konkurs ky që do të organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Koalicionin për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri.
Konkursi synon vlerësimin e figurës së mësuesit nga institucionet përkatëse, komuniteti, shoqëria dhe më gjerë për të gjithë kontributin që ata japin çdo ditë në edukimin e fëmijëve në mbarë vendin.