Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të prezantimit të kandidatëve për deputetë në çdo qark, kryetari I LSI Petrit Vasili takoi të rinjtë e Fierit dhe deklaroi se forca që ai drejton është forca më paqësore e se vota për LSI është një shanc për të gjithë.
Vasili: Në këtë shesh frynë një erë shumë e fortë, era e të rinjve, era e fitores. Forca më pozitive, më konstruktive, më ndërtuese që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Vota për LSI-në është shans për të gjithë Shqipërinë.
Kandidatja për deputete e qarkut të Fierit Erisa Xhixha tha se LSI ka një program konkret për arsimimin e të rinjve dhe kjo mund ta çojë Fierin por edhe Shqipërinë përpara.
Xhixho: Vota për LSI-në është vota për të rinjtë dhe të reja të Fierit, është vota për të ardhmen tonë.
I pranishëm në takimin me të rinjtë ishte edhe ish kryetari I LSI-së Ilir Meta i cili ka falënderuar të rinjtë dhe ka vlerësuar rolin e tyre në politikë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/fier-vasili-lsi-forca-politike-me-positive-e-konstruktive/