Report TV - Korçë, njihuni me 63 vjeçarin që ruan zanatin e kovaçëve

2017-07-06 1

Prej 50 vitesh Pëllumbi është zanatçiu më i njohur në Korçë i cili ruan një prej profesioneve më interesante ku me anë të farkëtimit ndërton vegla të ndryshme.

Kovaçët çdo ditë e më tepër po i largohen këtij zanati i cili dikur ka qenë baza e prodhimit të veglave bujqësore por edhe shumë pajisjeve të ndryshme të cilat i nevojiten njeriut në jetën e përditshme.

Pëllumbi është trashëgimtari i fundit i kovaçëve që ruan mbiemrin dhe zanatin e disa brezave të familjes së tij, Kovaçi. Të njohur për zanatin e tyre ndër brezat e mëparshëm të familjes së Pëllumbit kanë përvetësuar edhe mbiemrin me të cilin identifikoheshin, por sot zanatçiu i vjetër, e ruan profesionin e tij vetëm për shkak të pasionit, pasi nuk arrin të sigurojë as një pagë minimale. Pëllumbi sot 63 vjeç zanatin nuk ka arritur as t?ua trashëgojë fëmijëve të tij, të cilët duke mos parë asnjë perspektivë morën të tjera drejtime. Ndërkohë që ai e ka filluar këtë pasion që në moshën 13 vjeçare.

Free Traffic Exchange