Check-up futet si kriter për ndihmën ekonomike

2017-07-06 0

Kritereve për përfitimin e ndihmës ekonomike i është shtuar edhe check- up falas. Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe që kanë anëtarë të moshës nga 35 deri në 70 vjeç nuk do të mund ta marrin atë në qoftë se nuk do të paraqesin vërtetimin e kryerjes së kontrollit mjekësor bazë.

Ky kriter është përcaktuar në një udhëzim të Ministres së Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka, që mban datën 8 maj 2017.

Në piken 19\1 udhëzimi përcakton se ? personat e grup-moshës 35-70 vjeç, të cilët janë anëtarë të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike duhet të kryejnë kontrollin , mjekësor bazë në një nga ditën e muajit të lindjes?

Në po në të njëjtin vendim thuhet se ? personi i njoftuar duhet të kryerje kontrollin mjekësor bazë dhe të dorëzoje pranë administratorit shoqëror vërtetimin e lëshuar nga qendra shëndetësore që ka kryer kontrollin bazë?.