Yee: Shpresoj se do të arrihet një marrëveshje

2017-07-06 0

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, shpreson se qeveria dhe opozita do ta gjejnë një zgjidhje për të shkuar së bashku në zgjedhje.

Gjate një takimi me disa gazetarë, ai tha se palët duhet të arrijnë një marrëveshje, pasi koha është e shkurtër.

Dhe bazë për këtë marrëveshje, sipas tij, do të jetë paketa e propozuar nga eurodeputeti Davit McAllister.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit është shprehur se bojkoti nuk i shërben askujt dhe nuk duhet të përdoret si strategji fitoreje.

?Për sa vite kam unë në punë nuk kam parë që të fitohet duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Të dyja forcat që luftojnë duhet të jenë në fushën e betejës? , ka deklaruar ai.

Jee ka nënvizuar se opozita ka për detyrë të marrë pjesë në zgjedhje, të shkojë në parlament dhe të bëjë të zbatueshme reformën në drejtësi. ?Ne duam të zbatohet sa me shpejt reforma në drejtësi. Nuk duam që të ketë bojkot? u tha ai gazetareve.

Por nëse opozita do të vendosë të mos shkojë në zgjedhje, Jee thotë se zgjedhjet sërish do të njihen. Komuniteti ndërkombëtar ? deklaroi ai ? do t?i vlerësoje në bazë të njohjes së institucioneve shqiptare dhe raportit të OSBE ODIHR.

?Është në dorë të opozitës të vendosë. Pasi për të qenë opozite duhet të marësh përsipër edhe përgjegjësite për vendin. Kështu që ata duhen që të bëjnë check and balance? tha Jee.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit thekson se mospjësmerrja e opozitës në zgjedhje do të cënoje vetë demokracinë.

?Ne nuk na intereson që të kemi një vend ne Ballkan pa demokraci dhe kjo do të ndodhte nëse t'i i le qeverise të ketë shumicën absolute në parlament, që të ndryshojë krerët e institucioneve?.

I pyetur nëse ka ndikim të Rusisë në Ballkan, përgjigjja e Jee ishte pohuese, por ai tha se kjo nuk vlen për rastin e Shqipërisë.

Tv Klan