Nuk deklaruan pasurinë në kohë dhe nuk plotësuan formularin e pasurisë në rregull gjobiten 58 zyrtarë përgjatë vitit 2017.
Report Tv ka siguruar të dhënat nga Isnpektoriati i Deklarimit të Pasurive ku rezulton se në 3 muajt e parë të vitit Janar-Mars zyrtarët e gjobitur të niveleve të ndryshme janë 58 dhe vlera e gjobës në total e arkëtuar arrin në 11.4 milion lekë.
Afati për deklarimet vjetore të pasurive për zyrtarët ekzistues dhe ata për herë të parë që i nënshtrohen verifikimit nga ILDKPI është 31 Marsi dhe rezulton se për 2017 janë 58 subjekte që s?kanë respektuar këtë afat.
ILDKPI për të ekzekutuar gjobat nga subjektet të cilat si kanë paguar më vullnetin e tyre i janë drejtuar dhe zyrave të përmbarimit, ku në rrethe tashmë janë ekzekutuar plotësisht 31 raste.