Report TV - Basha: Rama, s'ka parlament pa PD. Të huajt s'janë gurë Shahu

2017-07-06 0

TIRANË-Katër orë para takimit me zyrtarin e lartë të DASH që ndodhet në Shqipëri për të ndërmjetësuar një zgjidhje mes palëve, Basha tregohet i prerë.

Në ditën e 87 nga çadra e protestës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Edi Ramës të harrojë të futet në zgjedhje pa opozitën dhe se me 18 Qershor shkohet tha ai, vetëm përmes një qeverie teknike,

Sipas Bashës, Rama nuk do e gëzonte as edhe një orë të vetme një parlament pa opozitë në të.

?Ta harrojë një parlament pa zë pa opozitë dhe një popull të shtypur nuk ke as për të patur as për të gëzuar, asnjë orë të vetme.
Prandaj thirri mendjes kur artikulon ëndrra diktatoriale se përndryshe të vjen fundi i diktatorit?.

Sipas Bashës, situata sot nuk mund të krahasohet siç thotë Rama, si një lojë Shahu.
Ndërsa zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee pak metra larg çadrës po zhvillon takime në kryeqytetin shqiptar për të zgjidhur ngërçin, një deklaratë e Bashës bëhet dhe për të.