http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 26 tone mish pule në pikën kufitare të Durrësit, me origjinë nga Brazili. Kjo masë erdhi pasi AKU ka konstatuar se mishi ka prezence të bakterit salmonela, SPP.Inspektorët ushqimor kanë analizuar mostrat e kësaj ngarkese dhe ka rezultuar se ato kanë prezencën e këtij bakteri, shqetësues për shëndetin. Sipas të dhënave, nga ky autoritet mostrat e marra janë dërguar për një analizë më të specializuar tek Instituti Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, nga ku pritet një përgjigje edhe më ekzakte.Deri në daljen e rezultateve, ngarkesa do të vijojë të jetë e bllokuar. Ky bakter ka raste që i reziston edhe zierjes, ndaj ekspertët thonë se ai është i dëmshëm dhe shkakton komplikacione shëndetësore. Rreth një muaj më parë, Ministri i Bujqësisë nxori një urdhër që për mishin kryesisht të pulës të importuar nga Brazili, duhet t?i nënshtrohej analizave për sigurinë ushqimore.Ky urdhër erdhi si një nevojë për të garantuar sigurinë e këtij produkti, pasi tregu europian vendosi disa barriera në importin e mishit të pulës me origjinë Brazilin, pasi ishte i dëmshëm për konsum.