Tregu i gazit - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-07-06 0

Qeveria shqiptare nuk ka prenotuar ende sasinë e gazit që do të përfitojë nga gazsjellësi TAP, duke e argumentuar këtë me mungesën aktuale të infrastrukturës në të cilën do të kalojnë tubacionet. Por po krijon të gjitha kushtet për funksionimin e tregut të gazit, duke i paraprirë deri edhe administrimit të infrastrukturës në raste krizash.