Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajzat dhe gratë e Njësisë administrative nr. 5 në Tiranë.
Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit të rij të falënderimit më anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në politikë, tha se Shqipëria ka nevojë për një kthesë të madhe historike, duke iu dhënë shanse vajzave dhe grave që të jenë zë i fuqishëm politikë.
?Një shans për gratë nuk është një shans si gjithë të tjerët. Është një shans i trefishtë, sepse është një shans për gruan, është një shans për fëmijën, është edhe një shans për familjen dhe kush mund t?i mishërojë këto tre shanse bashkë përveçse mbështetja e gruas.