Gjilani, nuk ishte komuna e vetme që nderoi presidentin Nishani me titullin e Qytetarit të Nderit, Prizreni dhe Drenasi po ashtu i kanë rezervuar Kreut të shtetit të njëjtin titull.
Presidenti e ka pritur jo pa emocion nderimin që iu bë nga autoritet dhe populli i Kosovës, në vizitën e tij zyrtare ku dhe nga e nisi mandatin e tij presidencial 5 vite më parë.
?Nuk ka emocion dhe vlerë më të madhe njerëzore kur të nderojnë qytetarët dhe populli. Dhe prandaj sot ndihem i nderuar që mes jush dhe qytetarëve të Prizrenit ta marr dhe ta vlerësoj e të përulem para këtij nderimi që po më bëni. Isha shumë i nderuar që ta kryej këtë vizitë shtetërore të fundit pikërisht këtu, aty edhe ku e nisa në fillim të mandatit tim presidencial, në Kosovë. Përpos qëllimit që kisha për të përcjellë gjatë kësaj vizite nderimin, besimin dhe mirënjohjen e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për vëllezërit dhe motrat e tyre në Kosovë si dhe për të gjithë autoritetet dhe institucionet e shtetit, të kultit e besimeve fetare, të shoqërisë civile te secili qytetar i nderuar i këtij shteti, ndoshta i ri në kontekstin juridik, por mijëravjeçar për sa i përket kulturës dhe traditave?, u shpreh Nishani.
Presidenti e cilëson si përgjegjësi nderimin që iu bë gjatë kësaj vizite.
?Me këtë nderim më keni ngarkuar me një përgjegjësi të madhe dhe më keni dhënë një peshë shumë të madhe detyrimi që për gjithë jetën time, sa ta kem të mundur, sa të marr frymë midis njerëzve, t?i përkushtohem akoma më shumë këtij shërbimi e të jem i gatshëm për sakrifica edhe më të mëdha për kombin, vendin, flamurin, dinjitetin, historinë tonë të përbashkët?, shtoi ai.
Vënia e Shpalljes së Pavarësisë në agjendën prioritare ishte motivacioni për të cilin komuna e Drenasit i dha titullin qytetar nderi presidentin Nishani./ TV KLAN