Meta vijon turin falenderues

2017-07-06 2

Në vijim të turit të tij të falenderimeve, ish-Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me banorët e Skraparit.

Në këtë takim z. Meta ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit.

Në fjalën e tij përpara qytetarëve të Skraparit, z. Meta theksoi se lidhja e tij me qytetarët do të vazhdojë duke shkur deri në fshatrat më të thellë për të mbajtur të gjallë kontaktin dhe lidhjen me njerëzit.

Në fjalën e tij përpara qytetarëve të Skraparit, z. Meta theksoi se nëpërmjet bashkëpunimit do të bëhet e mundur që Skrapari të zhvillohet dhe të ketë një mirëqenie më të mirë për banorët e Skraparit.

?Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për t?i dhënë Skraparit gjithçka që i ka munguar deri tani dhe jam i sigurt se me kontributin tuaj, me angazhimin tuaj do të bëjmë gjithçka që Skrapari të lulëzojë dhe të lulëzojë e ardhmja e familjeve dhe në mënyrë të veçantë e fëmijëve tuaj sepse kjo është më e rëndësishmja për çdo prind?,- u shpreh z. Meta.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Beratit, z. Nasip Naço u shpreh përpara qytetarëve të Skraparit se LSI është forca politike e cila e do të japë një shans të gjithëve pasi ajo do të dalë forca e parë politike në zgjedhjet e përgjithshme.

?Jemi avangardë e LSI në qarkun e Beratit dhe i mbijetuar mjaft sfidave dhe sot jemi për të dhënë një shans për të gjithë. Ne dimë ta marrim pushtetin por edhe dimë ta miradministrojmë atë. Do të jemi forcë e parë dhe të tillë do të qeverisim Shqipërinë. Ky është viti i LSI-së?,- u shpreh z. Naço.

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Beratit, Silva Caka vlerësoi rolin e gruas në politikë duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do i japi një shans çdo gruaje dhe vajze për t?u nder e përfaqësuar dhe e barabartë me qytetarët evropian.

?Lëvizja Socialiste për Integrim punon çdo ditë që t?i japi një shans çdo vajze të re dhe çdo grua të ndihet e përfaqësuar në mënyrë të barabartë që tashmë i ka ardhur koha që të jenë banor të një vendi evropian jo vetëm për shkak të gjeografisë por për shkak të vlerave dhe parimeve morale që duhet ë udhëheqin një komb?,- tha znj. Caka.

Ndërsa kandidati tjetër për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, z. Gledion Rehovica u shpreh se LSI kërkon ti japë një shans çdo shqiptari. ?Ne nuk luftojmë për pushtetin, ne luftojmë për të qenë forcë e parë dhe sot është koha t?i japim një shans të gjithë Shqipërisë?,- u shpreh z. Rehovica.