Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në ?Facebook? në lidhje me vizitën e Zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee.
Z. Vasili shkruan se vizita e zyrtarit të lartë amerikan është një shans për kompromis dhe procesin e integrimit evropian.
?Zv.ndihmës Sekretari i shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee nesër në Tiranë. Një shans për kompromis, që mundëson vazhdimin e integrimit europian dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një shans për momentin dhe qetësinë që duam dhe aspirojmë të gjithë?, - shkruan Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.