PS në fushatë: Merrni pjesë masivisht në votime

2017-07-06 0

Socialistët fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit, në një kohë që opozita ka ngelur jashtë këtij procesi zgjedhor, duket se do ta fokusojnë tek thirrja për pjesëmarrje të lartë në votime.

I pari ishte kryeministri Rama që një ditë më parë iu kërkoi votueseve, përfshirë dhe atyre demokratë t?u drejtohen kutive të votimit masivisht, të njëjtën gjë kanë bërë sot dhe Damian Gjiknuri i cili ishte në Lukove dhe i kërkoi emigrantëve të kthehen për të votuar në Shqipëri në 18 qershor.

Erjon Veliaj shfrytëzoi një inspektim në njësinë nr. 4 në Tiranë për të ripërsëritur të njëjtën thirrje./ TV KLAN