Basha: Do të marshojmë për të përmbysur republikën e vjetër

2017-07-06 0

Protestën e 13 majit, Lulzim Basha e vlerëson si referendumin popullor që i tha po një qeverie teknike, zgjedhjeve pa droge e krime dhe me votim e numërim elektronik.

Për ata që nuk e kanë kuptuar rezultatin që ka dalë nga ky referendum sipas kryedemokratit, ai ripërsërit se zgjedhjet në 18 qershor nuk do ketë dhe nëse republika e vjetër siç e cilëson ai maxhorancën aktuale nuk tërhiqet, atëherë ata që protestuan një ditë me parë do të marshojnë për ta përmbysur atë.

?Nëse Republika e Vjetër, e krimit, drogës dhe e vesit, nuk tërhiqet nga plani ogurzi, i papranueshëm për shumicën dërrmuese, për të bërë zgjedhje fasadë, për të zgjedhur parlament dhe qeveri me diktatin e krimit, për t?u angazhuar në një proces farsë elektoral, monist, nëse nuk pranon përmes dialogut t?i hapë rrugë zgjidhjes së butë me zgjedhje të lira, atëherë Republika e Re do të marrë në dorë me të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve, ligjin e ri, kushtetutën e re, paqësisht do të përmbysë republikën e vjetër.

Për skeptikët brenda dhe jashtë partisë dhe kundërshtarët e asaj që Basha e quan kauza e opozitës, ka një tjetër mesazh.

?Ne nuk luftojmë për interesa personale apo pasurinë tonë??, shprehet ai.

Takimin e kësaj të diele në çadër, Lulzim Basha veç mesazheve e shfrytëzoi dhe për të falenderuar ata që e mbështetën, mes të cilëve ai zgjodhi të veçojë aleatët e tij që nuk e kanë braktisur në këto 85 ditët e kësaj proteste./ TV KLAN