http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike po krijon konflikt me perëndimin dhe ka frike nga zbatimi i vetingut. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, thotë se përgjigjen opozita do e marre ne zgjedhjet e 18 qershorit.?Në Tiranë, ka një grup njerëzish që po përpiqen të krijojnë konflikt me Perëndimin, të trembur nga reformat, kryesisht asaj në drejtësi. Ky grup i dhunshëm politikanësh, që padyshim e urrejnë demokracinë, ashtu si dhe zbatimin e ligjit, të drejtën e qytetarëve për të votuar, barazinë përpara drejtësisë, do të marrin një përgjigje nga populli shqiptar, nga qytetarët e Shqipërisë pak javë më vonë, që është ajo e Shqipërisë së lirë, e demokracisë së re. Por, absolutisht e demokracisë së duhur?.Mimi Kodheli u nderua me titullin ?Qytetar Nderi? per kontributin qe ka dhënë ajo gjate luftës se Kosovës.?Ndihem shumë e privilegjuar, e emocionuar dhe e nderuar që vij këtu, në Komunën heroike të Drenasit, në zemrën e rezistencës së Shqipërisë, që të bëhem dhe unë qytetare e kësaj toke të shtrenjtë trimash. Dua t?ju falënderoj një nga një, por edhe të gjithë ju të nderuar anëtarë të Kuvendit Komunal që vendosët të më nderoni me titullin ?Qytetar Nderi. Kjo tokë në shekuj është shkelur nga thundra e pushtuesit është djegur nga dora e dushmanit, është larë nga gjaku i bijve të vet më të mirë dhe prandaj kjo tokë është sa e shenjtë aq e bukur dhe hyjnore, se nga këtu kanë dalë trimat shqiptarë, burra dhe gra që atdheun e kanë vënë para vetes, përpara jetës së tyre?.Duke folur për sfidat në Shqipëri dhe Kosovë, ministrja theksoi se sot te dy vendet jane ne një luftë të re, me varfërinë, me papunësinë dhe me mungesën e drejtësisë.