Tiranë - Veliaj: Votoni në 18 qershor, vazhdojmë me investimet

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm për 10 mijë banorët e Njësisë nr. 4 në Tiranë do të marrin fund shumë shpejt. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetja e PS, Blerina Gjylameti dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, inspektuan fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në ?Myslym Keta?.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se krahas procesit të legalizimeve, një vëmendje e posaçme po i kushtohet edhe urbanizimit të këtyre zonave në periferi të kryeqytetit, për t?u ofruar qytetarëve kushte më të mira jetese. ?Kemi ecur shumë mirë me legalizimet, por legalizime pa urbanizim nuk ka kuprim. Kjo është arsyeja pse këmbëngulim, që me mbarimin e legalizimit të vijojmë me urbanizimin. Urbanizimi numër një është uji i pijshëm. Pa ujë të pijshëm, pa higjienë, nuk mund të kemi urbanizim. Ndaj më vjen mirë që me këtë invesim në këtë zonë po bëjmë revolucion?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-nis-ndertimin-e-rrjetit-te-ri-te-ujesjelles-kanalizimeve-ne-njesine-4/