TIRANE-Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm për 10 mijë banorët e Njësisë nr. 4 në Tiranë do të marrin fund shumë shpejt. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetja e PS, Blerina Gjylameti dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, inspektuan fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në ?Myslym Keta?.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se krahas procesit të legalizimeve, një vëmendje e posaçme po i kushtohet edhe urbanizimit të këtyre zonave në periferi të kryeqytetit, për t?u ofruar qytetarëve kushte më të mira jetese.