Report TV - Basha kërcënon: Asnjë hap pas qeveri teknike ose përballje totale

2017-07-06 0

Një ditë pas protestës në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' kryetari i PD, Lulzim Basha ashpërsoi akoma më shumë tonet duke paralajmëruar se nëse nuk do të pranohet kërkesa për qeveri teknike 'Republika e Re' do të marrë në dorë me të gjitha format fatet e qytetarëve dhe do të përmbysë 'Republikën e Vjetër'.

"Republika e Re e ka nisur rrugën e saj, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas. Nëse ata nuk tërhiqen nga plani ogurzi nëse nuk pranojnë përmes dialogut zgjidhje të butë me zgjedhje të lira, atëherë Republika e Re do të përmbysim Republikën e Vjetër" deklaroi ai.