Agjencia për Trajtimine pronave ka miratuar listën e rreth 6500 ish-pronarëve të cilët do të marrin kompensim. Sipas ATP-së, tashmë pronarët duhet që të ndjekin procedurën për të përfituar kompensimin, pasi u është miratuar. Por si e marrin kompensimin financjar ish-pronarët.
Procedura
Kompensimi i subjekteve fillon pasi vendimi i vlerësimit të pronës bëhet përfundimtar. Vlerësimit bëhet përfundimtar kur ka kaluar afati i përcaktuar, subjektet e interesuara dhe Avokatura e Shtetit deklarojnë që nuk do të bëjnë ankim, ka ankim dhe është përfunduar shqyrtimi në gjykatat e të gjitha niveleve, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Subjektet, të cilët disponojnë një vendim përfundimtar të vlerësuar financiarisht, kanë të drejtë të aplikojnë për kompensim. ATP-ja vijon procedurat për kompensimin e subjekteve sipas rendit kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm dhe duke shqyrtuar e verifikuar dokumentacionin. Të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë bujqësore, pyll, livadh e kullotë përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës.