?Zgjedhje të lira, qeveri teknike, Republikë e Re. Jeni gati për marshimin e ri?? Me këto fjalë e finalizoi fjalimin e tij kryetari i opozitës, Lulzim Basha në protestën e sotme 13 Maj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë çadrës së ngritur prej 3 muajsh.
Basha tha se nga sot shqiptarët nuk e njohin Republikën e Vjetër dhe shpalli Republikën e re. ?Do të qëndrojmë në shesh deri sa ta institucionalizojmë Republikën e Re?, u shpreh Basha.
Kryedemokrati që kishte njoftuar prej 1 muaji protestën dhe kishte bërë thirrje për t?u mbledhur masivisht sot, u kujdes të citonte se protestës iu përgjigjen 600 mijë shqiptarë duke u mbledhur në shesh.
Por siç e shihni nga pamjet me dron që solli ekskluzivisht Report Tv, protesta e parë nga lart, rezulton më e pakët në numër madje se dhe ajo e 18 shkurtit, e cila shënoi edhe pikënisjen e protestës maratonë në çadrën përpara Kryeministrisë.