TIRANE-Një kënd i ri rekreativ po i shtohet kryeqytetit në Njësinë Nr. 5, në zonën e njohur si ?Pallati me Shigjeta?.
Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, shumë shpejt do të përfundojë ndërtimi i këndit të 16-të të lojërave, i cili e transformon të gjithë zonën në një mjedis çlodhës për banorët, ndryshe nga më parë kur ishte e mbuluar nga balta dhe inertet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që po kryhen, duke theksuar se ky është një tjetër premtim i mbajtur para qytetarëve.
?Dua të falënderoj të gjithë banorët për bashkëpunimin. Kemi qenë këtu në 2015 dhe kjo ka qenë një ndër baltovinat shembullore të Tiranës, me llucë të vazhdueshme për shkak të afërsisë me Lanën, bllokimit të kolektorëve, por edhe për faktin se që nga koha e Edi Ramës, kur ?Pallati me Shigjeta? mori këtë emër, nuk ka vënë njeri dorë?, tha Veliaj, duke shtuar se kjo është një ndërhyrje jo vetëm estetike, por edhe një ndërhyrje në infrastrukturë, që banorët të kenë kushte dinjitoze.