Basha: Themeluam Republikën e re që do sjellë zgjedhje të lira

2017-07-06 0

Opozita protestoi për të dytën herë pas 18 shkurtit në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët kreu i demokratëve Lulzim Basha, protesta ishte paqësore dhe për ta treguar këtë ai u shfaq i shoqëruar me dy vajzat e tij.

Për Lulzim Bashën bashkimi qytetar i 13 Majit është referendumi për Republikën e re , që sipas tij do t?i japë vendit zgjedhjet e lira e të ndershme, si themeli i demokracisë.

Protestuesit i ftoi të bëhen gati për marshimin final, teksa tha se nuk ka tërheqje nga kauza e opozitës deri sa vota e shqiptarëve të mos diktohet nga krimi e droga.

Pas përfundimit të protestës në bulevard, kreu I opozitës I shoqëruar dhe nga ish-kryeministri Berisha u drejtuan në selinë e Partisë Demokratike ku përshëndetën mbështetësit që marshuan paqësisht për afro dy orë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange