http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetare qe ecin vend e pa vend, pa respektuar vijat e bardha behen shpesh burim aksidentesh duke rezikuar jeten e tyre.Edhe pse te vetdijshem perballe ketij fakti, ata nuk tremben por vazhdojne te ecin mes morise se makinave Edhe pse disa metra me larg jane vijat e bardha, shume qytetare preferojne te kalojne rrugen ne cdo vend pa e vrare mendjen se po shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Inspektori ne komisartiatin e policise rrugore, Orjon Mulaj, thote se qytetaret nuk i respektojne sa duhet rregullat. Gjobat sipas tij jane nje zgjidhje, por qe akoma nuk kane gjetur zbatim. Specialisti ne drejtorine e sigurise rrugore, Nikolin Berxhiku, deklaron se 30% e aksidenteve rrugore kane si shkak kembesoret, te cilet nuk respektojne sinjalistiken rrugore. Ne 3 vitet e fundit ne Shqiperi kane humbur jeten rreth 640 vete, nga mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor .