Policia ne gadishmeri per protesten - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 2 mijë policë u angazhuan për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës. Renea, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, patrullat shqiponja dhe antiterrori kishin kaluar në gatishmëri totale prej mbrëmjes së të premtes. Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë policia që ndodhej pranë tubuesve ishte e paarmatosur. Por një pjesë ishte e pajisur me maska kundra-gas. Efektivët e repartit special dhe të dargës ishin pozicionuar në tarracën e kuvendit dhe në atë të kryeministrisë. Gjithashtu u angazhuan edhe punonjës civile të cilët kishin si qëllim identifikimin e elementeve kriminale në mes të turmës. Para nisjes së protestës, antiterrori dhe policia e shtetit, shoqëroi mbi 25 persona si të dyshuar me prirje radikale si edhe disa shtetas të shpallur në kërkim. Më herët, Kreu i policisë së shteti Haki Cako dhe ai i prokurorisë, Adriatik Llalla, u takuan në zyrën e këtij të fundit. Ata biseduan ndër të tjera edhe mbi masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e protestës