Report TV - Basha: S'njohim Republikën e Vjetër, shpallim Republikën e Re

2017-07-06 0

?Zgjedhje të lira, qeveri teknike, Republikë e Re. Jeni gati për marshimin e ri?? Me këto fjalë e finalizoi fjalimin e tij kryetari i opozitës, Lulzim Basha në protestën e sotme 13 Maj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë çadrës së ngritur prej 3 muajsh.

Basha tha se nga sot shqiptarët nuk e njohin Republikën e Vjetër dhe shpalli Republikën e re. ?Do të qëndrojmë në shesh deri sa ta institucionalizojmë Republikën e Re?, u shpreh Basha.

Kryedemokrati që kishte njoftuar prej 1 muaji protestën dhe kishte bërë thirrje për t?u mbledhur masivisht sot, u kujdes të citonte se protestës iu përgjigjen 600 mijë shqiptarë duke u mbledhur në shesh.
Por siç e shihni nga pamjet me dron që solli ekskluzivisht Report Tv, protesta e parë nga lart, rezulton më e pakët në numër madje se dhe ajo e 18 Shkurtit.

Protesta nisi në orën 12:00 dhe zgjati 1 orë e 30 minuta në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', para kryeminstrisë, por kreu i qeverise nuk ndodhej në godinë pasi ndodhej në Selenicë të Vlorës.

Free Traffic Exchange