Ora News - Fjala e plote e Bashës: Sot eshte referendum për Republiken e re(13 maj 2017)

2017-07-06 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ju shoh dhe ju dëgjoj edhe ju atje përpara heroit kombëtar Skënderbe dhe ju përshëndes.
Siç ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me radhë që nga fillimi i lëvizjes tonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit.
Sot jeni 3 herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona do të jenë bashkë me ne në këtë referendum historik.
Më 18 shkurt 3 muaj më parë u bashkuam në këtë shesh për ti thënë ndal keqqeverisjes, ndal drogës, ndal krimit me lidhje qeveritare dhe për të kërkuar me doemos zgjedhjet e lira si themeli i demokracisë dhe themeli i mirqënies i sigurisë dhë i të ardhmes europiane të kombit tonë.
U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë, shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektuale, studentw, fermerë, punëdhënës e punëmarrës dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe qëndrojnë në krah në betejën tonë të pakthyeshme për demokraci të vërtetë.
Ajo që nisi si rruga e bashkimit i vetmi shteg, për miliona shqiptarë të shtypur të nëpërkëmbur të zhgënjyer, të dhunuar, të mashtruar e të shpunësuar.
Ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kishte kapluar të madhe dhe të vogël, gegë e toksë për shkak të pushtetit kriminal që i shkatërroi ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe i ra si rrugë dëshpërimin ose emigracionin.
Ajo që nisi për rrugën e daljes nga gjendja e mjerë e vendit, u kthye në motorin e shpresës që vrau frikën në të gjithë vendin, ngjalli kurajot në zemrat e cdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar të ndershëm përmes frymës së shenjtë të besimit në zot, në Atdhe, shpresën dhe vendimin e madhe për ta shpotruar dëshprimin, për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashkut të renë, të vetmen për qytetarët shqiptarë.
Ja tek jemi sot në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa dhe Bota. Ky nuk është vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, ky nuk është vetëm marshimi të keqes, por është shpallja e besimit të Shqipëria jonë
Këtu keni ardhur sepse besoni tek republika e re, këtu nuk keni ardhur se besoni tek një njeri, apo një parti. Arritja e këtyre tre muajve që kanë hyrë në historinë tonë është ripërtëritja e besimit të cdo shqiptari tek vetja dhe njëri-tjetrit. Përmes këtij besimi ka lindur shpresa që nuk vdes kurrë, shpresa për republikën e re.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fjala-e-plote-e-basha-sot-eshte-referendum-per-republiken-e-re/