Report TV - 'Class' sfilatë me fustane nusërie ja si u veshën "VIP"-at shqiptarë

2017-07-06 1

E premtja në mbrëmje mblodhi bashkë figura të njohura të botës së ekranit dhe spektaklit në vend.

?Class? nga Alketa Vejsiu prezantoi koleksionin e ri të fustaneve të mbrëmjes dhe nusërisë mes kureshtjes dhe duartrokitjeve të vajzave që duan të bukurën, modën dhe tendencat e saj më të fundit.

Si një mbrëmje me shumë nuanca, ku vajzat do zgjedhin, e djemtë do adhurojnë e cilësoi Alketa eventin .

"Për ju që doni të kuqen sepse është ngjyra e dashurisë, për ju që doni të bardhën sepse të tillë keni zemrën. Për ju që s?e jetoni jetën pa muzikën e dashurisë, kjo është një mbrëmje me disa nuance ku të preferuarën do ta zgjidhni vetë. Kjo sfilatë u kushtohet vajzave, zotërinjtë munden thjesht t?i adhurojnë", tha Alketa.

Para nisjes së sfilatës artistë, modele e gazetarë pozuan para aparatëve duke treguar stil e elegancë ndërsa nuk nguruan të vlerësojnë eventin dhe veshjet e të ftuarve.
( b.h/Shqiptarja.com )